13:24 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi telefonon Metën: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka biseduar me atë të Shqipërisë, Ilir Metën për gjendjen e vështirësuar në Shqipëri.

Thaçi në emër të insitucioneve të vendit, ka shprehur gatishmërinë që ta dërgojnë Forcën e Sigurisë për t’i dalë në ndihmë vendit shqiptar, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Thaçit:

Sapo bisedova me presidentin Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri.

Në emër të institucioneve të Kosovës, shpreha gatishmërinë që ta dërgojmë Forcën e Sigurisë për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile.

Jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë./Indeksonline/