“Thaçi, Thaçi…”, qytetarët e Drenasit i brohorasin Kurtit derisa vihet gur themeli i QKMF-së në Drenas (Video)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosën gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, transmeton IndeksOnline.
Me një vlerë afro tre milionë euro, ky projekt i nënshkruar më 15 nëntor të këtij viti, po realizohet si rezultat i Marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Drenasit, e i cili pritet të finalizohet dhe të funksionalizohet në shtator të vitit 2025.
Por një situatë jo e këndshme për Kurtin ndodhi derisa vendosej gur themeli. Disa qytetarë ishin mbledhur afër vendit të ngjarjes dhe brohoritnin “Thaçi, Thaçi”…në një moment ndërhyri Lladrovci duke u thënë se sot “Kurtin e kemi mysafir”, transmeton IndeksOnline.
Momenti: