Thaçi: Theksoj botërisht se s’do të ketë ndarje të Kosovës, çdo dezinformim është lajm i rremë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur një konferencë shtypi, pas konfirmimit të datës për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se Kosova do të jetë e unfikuar me qëndrimet e saj përballë Serbisë dhe se ka theksuar dhe një herë që nuk ka asgjë agjendë as plan për ndarje të Kosovës dhe çdo dezinformatë rreth kësaj është gënjeshtër, transmeton Indeksonline.
“Ne po flasim për institucione të Kosovës që do të jenë të unifikuara në qëndrim. Ne do të jemi përballë Serbisë dhe është hera e parë që një proces i tillë organizohet nga SHBA-ja në Shtëpinë e Bardhë, prandaj mund të quhet moment historik e që ne duhet ta shfrytëzojmë.
Nga ana tjetër SHBA – BE janë partnerë e aleatë, prandaj jam i bindur se do të ketë çasje koordinuese, pasi edhe Brukseli edhe Washingtoni janë për paqe e progress në Ballkanin Përendimor.
Por, SHBA kësaj radhe ka marrë rol udheqheqës, gjë që ne e përshëndesi,.
Falëderoj shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por ajo që mund të them është se s’do të ketë ndarje e as pengesa e që ky proces s’do të mund të ndalet nga askush.
Baza e vendimmarrjes do të jetë respektimi i plotë i Kushtetutës dhe e theksoi botërisht në asnjë rrethanë nuk pretendohet nga askush të cenojë integritetin dhe të mos ketë dezinformim dhe s’do të ketë as diskutim rreth kësaj.
Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe si një vend unik me një politikë të qartë, çdo dezinformim është lajm i rremë”, tha presidenti Thaçi./Indeksonline