75 Mall Live Search
15:33 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi thotë se Kurti po tregohet frikacak dhe i paaftë në raport me tarifën e reciprocitetin

Presidenti i Republikës së Kosovës pas pjesmarrjes në ceremoninë e ndarjes së dekoratave për 66 dëshmorët e Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Thaçi e ka quajtur Kurtin si frikacak dhe të paaftë, për shkak se ai nuk po e heq tarifën e as nuk po e vendos reciprocitetin.

“Kurti po tregohet edhe frikacak edhe i paaftë, as nuk është që e heqë tarifën e as nuk është që po guxon e po tregohet i aftë me qit reciprocitet. Prandaj duhet ta japë mesazhin e qartë”, ka thënë presidenti.

Ai tutje ka shtuar se këto vonesa, nuk e ndihmojnë shtetin e Kosovës, ndërsa Thaçi ka potencuar edhe një herë se nuk do të lejojë që të cenohet partneriteti strategjik me ShBA-të.