21:27 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi thotë se Kurti u shkarkua nga gabimet e veta: Nuk i dëgjoi këshillat e mija

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth rrëzimit të Qeverisë Kurti, dhe ndikimit të tij të vota e 61-të për Qeverinë Hoti.

Ai tha se deputeti Haxhi Shala kërkoi këshillë nga ai, dhe Thaçi tregon se kushdo që kërkon këshillë nga ai, do e këshillojë, shkruan Indeksonline.

Presidenti tregon se e ka këshilluar edhe Albin Kurtin, teksa shton se ai është shkarkuar nga gabimet e veta.

“Edhe Kurtin e kam këshilluar, nëse do i dëgjonte këshillat e mija do të ishte në vendin ku ishte, në detyrë”, u shpreh ai në News24.