22:25 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi ua dorëzon trofeun lojtarëve të Dritës (Foto)

Drita është shpallur kampione e Superkupës së Kosovës në futboll.

Skuadra gjilanse ka arritur që ta mposhtë Prishtinën me rezultat, 2-1.

Ky ishte titulli i parë i Dritës në Superkupën e Kosovës në futboll, shkruan IndeksOnline.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe i biri i presidentit të ndjerë, Fadil Vokrrit, Gramozi dorëzuan trofeun te Drita./IndeksOnline/