Thaçi ua uron besnimtarëve ortodoksë Pashkët!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim u ka uruar besimtarëve ortodoksë Pashkëve ortodoksë, shkruan IndeksOnline.
Me këtë rast presidenti ka thënë se Republika e Kosovës, ka harmoni dhe tolerancë ndëretnike, ku secili i gëzohemi festave të të gjitha komuniteteve.
“Me rastin e Pashkëve ortodokse, të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj këtë festë me besimin në vlerat pozitive religjioze, ndjenjat e mirësisë dhe respektin e ndërsjellë për njëri-tjetrin. Jam i lumtur që shtëpia jonë, Republika e Kosovës, ka harmoni dhe tolerancë ndëretnike, ku secili i gëzohemi festave të të gjitha komuniteteve. HTH”, ka shkruar ai./IndeksOnline/