16:58 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Thaçi uron besimtarët për Fitër-Bajram

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër-Bajramit, duke thënë se kjo është një festë, të cilës i gëzohemi bashkë me më të dashurit tanë.

“Duke dëshmuar bujarinë tonë, bamirësinë, tolerancën, fisnikërinë dhe çdo vlerë të shoqërisë sonë, duke i forcuar dhe besuar në to, ne e mbështesim njëri-tjetrin, përkujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkërisht, pa dallime, ecim përpara”, shkruan Thaçi në Facebook.