75 Mall Live Search
11:55 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Thaçi uron Erdoganin: Kosova është krenare, që feston me Turqinë

Turqia sot feston 97-vjetorin e shpalljes së Republikës.

Me këtë rast, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar Rexhep Taip Erdoganin, për këtë datë të veçantë.

 “Kosova është krenare, që feston me Turqinë, si një mike dhe aleate e ngushtë. Në emër të popullit të Kosovës, unë i uroj presidentit gjitha të mirat për prosperitet!”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndryshe, 29 Tetori është një ditë kombëtare, e cila shënohet çdo vit në Turqi, në Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit për të festuar shpalljen e Republikës nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë më datë 29 Tetor 1923.