75 Mall Live Search
11:33 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Thaçi uron Gjermaninë: 30 vjet më parë vendosi bazat e një Evrope të bashkuar dhe të lirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Gjermaninë në 30 vjetorin e bashkimit të saj.

Thaçi në Twitter kaq shkruar se ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë vendosi bazat e një Evrope të bashkuar dhe të lirë.

Ai tutje thotë se Kosova ndan me krenari vlerat e përbashkëta të unitetit, lirisë dhe demokracisë me aleatët e saj Evropianë.

“Ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë vendosi bazat e një Evrope të bashkuar dhe të lirë. Kosova ndan me krenari vlerat e përbashkëta të unitetit, lirisë dhe demokracisë me aleatët e saj Evropianë”, shkruan Thaçi.