75 Mall Live Search
21:55 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi uron Malin e Zi për miratimin e Projektligjit për simbolet kombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për simbolet kombëtare nga Parlamenti i Malit të Zi, shkruan IndeksOnline.

Ai ka thënë se në çdo shoqëri demokratike është shumë e rëndësishme që asnjë individ apo grup të mos mbetet i margjinalizuar, i harruar apo i përjashtuar prej saj.

Postimi i plotë:

Miratimi i Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare nga Kuvendi i Malit të Zi është lajm i mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë atje.

Ky vendim e forcon edhe më shumë multietnicitetin dhe ndjesinë e përkatësisë së çdo qytetari në Mal të Zi.

Në çdo shoqëri demokratike është shumë e rëndësishme që asnjë individ apo grup të mos mbetet i margjinalizuar, i harruar apo i përjashtuar prej saj.

Si President i Republikës së Kosovës e uroj Malin e Zi dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë në këtë vend fqinj, të cilët me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar. HTH