17:17 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi uron Maqedoninë, thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të përmbyllë konfliktet në rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Në një postim në Facebook, Thaçi në urimin për Maqedoninë, nuk ka lënë pa e përmendur edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është një fitore e vlerave perëndimore dhe përafrim i rajonit drejt integrimit euroatlantik.

E përgëzoj gjithë spektrin politik në Maqedoninë e Veriut për këtë të arritur, e cila padyshim do të sjellë më shumë paqe, stabilitet dhe siguri në rajonin tonë.

Ndërsa, marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë hapi tjetër drejt përmbylljes së konflikteve në rajon dhe hapjes së rrugës drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian. /Indeksonline/