11:24 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi uron partitë politike, thotë se qeveria e re duhet të formohet sa më parë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik.

Thaçi tha se Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike, transmeton Indeksonline.

“Tashti po të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën, shtoi ndërkaq Thaçi./Indeksonline/