75 Mall Live Search
18:33 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi uron për ndërrimin e motmoteve së bashku me Lumen dhe Endritin, ja porosia e tij!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë qytetarëte e vendit me rastin e ndërrimit të motmoteve.

AI ka thënë se duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Sonte kur të gjithë jemi mbledhur me familje e miq, unë së bashku me Lumen dhe Endritin, ju urojmë të gjithë juve një vit të ri me shëndet dhe plot lumturi.

Duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja.

Të guxojmë, siç kemi guxuar gjithmonë, që t’i bëjmë realitet të gjitha ëndrrat tona.

Gëzuar 2019-ta!