75 Mall Live Search
07:34 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Thaçi vazhdon konsultimet edhe sot, pret në takim Haradinajn, Pacollin, Limajn e të tjerët

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur dje në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të parin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Këto takim u zhvilluan për të diskutuar lidhur me ecurinë e zhvillimeve politike në vend pas rënies së qeverisë së udhëhequr nga koalicioni VV-LDK, transmeton Indeksonline.

Kurti ka thënë se në takim me presidentin, i ka thënë se qeveria e re duhet të formohet vetëm pas zgjedhjeve. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk është për zgjedhje në këtë kohë pandemie.Kurse Veseli deklaroi se nuk është për zgjedhje, por se PDK do të qëndrojë në opozitë.

Kurse sot, presidenti Thaci do t’i ketë këto takime, sipas agjendës së paralajmëruar për media:

Në orën 10:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin.

Në orën 10:30, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiqin.

Në orën 11:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Në orën 11:30, presidenti Thaçi i pret në takim konsultativ përfaqësuesit e Grupit Parlamentar “6 Plus”.

Në orën 12:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.