17:06 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Thaçi vazhdon vizitat tek familjet e heronjve të Kosovës, këtë herë në Komoran

Pas ngritjes së propozim-aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi po realizon vizita të njëpasnjëshme tek familjarët e heronjve të vendit.

Sot, Thaçi zgjodhi të qëndroi në Komoran, me familjarë e Ymer dhe Skënder Alushanit.

Thaçi tha se familja Alushani dha kontribut të shquar për lirimin dhe çlirimin e atdheut, transmeton Indeksonline.

Tutje ai deklaroi se Kosova kudo ka heronjtë e lirisë dhe pavarësisë.

Postimi i plotë:

Në Komoran, me familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit. Familja Alushani dha kontribut të shquar për çlirimin e atdheut. Kosova kudo ka heronjtë e lirisë dhe pavarësisë. Lavdi e përjetshme gjakut të të rënëve! HTH