22:53 / E Diele, 05 Prill 2020

Thaçi: Vdekja e artistit Gëzim Kruja – humbje e madhe për kulturën shqiptare

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur me pikëllim vdekjen e artistit të talentuar Gëzim Kruja.

Ai në një postim në Facebook shkruan se vdekja e mjeshtrit të madh të humorit shkodran është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

“Me artin e tij komik ai shpërfaqi talentin e jashtëzakonshëm për dekada me radhë. Humori i tij ishte sa komik, aq edhe satirë dhe sarkazëm për fenomenet e ndryshme të shoqërisë shqiptare. Vepra e artistit Gëzim Kruja është trashëgimi që do të jetojë gjatë në mendjet tona”, shkruan Thaçi në Facebook.

Sot paradite, në moshën 80-vjeçare u shua mjeshtri i madh i humorit shkodran Gëzim Kruja.

Ai gjatë jetës në skenën e humorit ku interpretoi më shumë se një mijë role.