Thaçi: Vdekja e Kryeprokurorit Ali Selimaj, humbje e madhe për sistemin e drejtësisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se vdekja e Kryeprokurorit të Gjakovës, Ali Selimaj ishte një humbje e madhe për sistemin e drejtësisë dhe gjithë vendin.
Thaçi deklaroi se Selimaj me përkushtim të lartë dhe me profesionalizëm i shërbeu Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Familjes Selimaj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të z.Selimaj u shpreh ngushëllimet e mia më të thella”, shkroi Thaçi./Indeksonline/
