75 Mall Live Search
10:43 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Vendit i duhet një Qeveri stabile, seanca e së hënës obligim dhe hap i menduar nga Kurti

Presidenti, Hashim Thaçi, sot  ka bërë homazhe te shtatorja e heroit të kombit, Zahir Pajaziti, me rastin e 23-vjetorit të rënies.

Gjatë vizitës ai tha se vendit i duhet një Qeveri stabile dhe se  seanca e së hënës është obligim dhe hap i menduar nga mandatari, i LVV Albin Kurti.

Ai shtoi se formimi i Qeverisë së re i mbetet spektrit politik, të hënën.

“I mbetet spektrit politik që të bëjë hapat e mëtutjeshëm dhe iniciativa për mbajtjen e seancës të hënën është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Mendoj se është një hap i menduar prej mandatarit dhe obligim që ka marrë kur është mandatar nga ana ime”. /IndeksOnline/