75 Mall Live Search
10:54 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Vendimi i Kurtit anti-kushtetues, i drejtohem Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencën e radhës, duke thënë se vendimi i Qeverisë së Albin Kurtit, është anti kushtetues, dhe se në rrethat e krijuara tani pas këtij vendimi, ai do ta dërgoj në Kushtetuese.

Thaçi ka thënë se si president i vendit do të angazhohet maksimalisht në respektimin e  ligjit dhe Kushtetues së vendit.

“Ju informoj se duke marrë parasysh rrethanat e reja të krijuara, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, vendim anti kushtetues si president i vendit, duke respektuar në tërësi kompetencat kushtetuese dhe ligjore kam vendosur ti drejtohem gjykatës kushtetuese me kërkesë për interpretimi të çështjes së interpretimit të përputhshmërisë së vendimit të qeverisë së Kosovës me kushtetutën e Republikës së Kosovës, lidhur me kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut që përkufizohen me kushtetutë.

Ajo që dua të them se si president i vendit, duke respektuar në tërësi mandatin tim, respektimin e plotë të Kushtetutës së vendi, bazën ligjore, dhe në konventat ndërkombëtare, të vendeve të botës, kemi kërkuar që në një të ardhme të afërt, pasi që situata është emergjente, kemi kërkuar për masë të përkohshme nga gjykata Kushtetuese, ndërsa, sa i përket zhvillimeve tjera, përseri e theksoj se mbi kushtetutën e Kosovës, nuk qëndron askush, askush nuk qëndron mbi ligjin”, ka thënë Thaçi.