Thaçi: Vendimi i Kurtit rrezikoi mundësinë e përhapjes së koronavirusit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ika bërë të ditur se i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me vendimin e tij të mbrëmshëm, për të ndaluar lëvizjen në dy orare, nga ora 1:00 deri në ora 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në ora 06:00. Thaçi i ka kërkuar Kurtit, që të rishqyrtoj vendimin e tij, i cili siç ka thënë ai, ky vendim ka krijuar panik e konfuzion te qytetarët dhe njëkohësisht rrezikon në përhapjen e Covid-19, raportin IndeksOnline.
“Përpos kërkesës për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për vendimin e qeverisë, jam drejtuar me një letër edhe kryeministrit të Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin që ka krijuar, panik, konfuzion e tollovi tek qytetarët me mundësi të përhapjes masive që të pezullojë vendimin deri tek ai I Gjykatës Kushtetuese. Pasi ishte ai që para pak ditësh kur propozova gjendjen e jashtëzakonshme kundërshtoj me kokëfortësi me asnjë argument gjendjen e jashtëzakonshme. Ndërsa tash me një agjendë politike të pastër ka krijuar panik e konfuzion tek njerëzit anekënd Kosovës”, ka thënë Thaçi. /IndeksOnline/