22:12 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Veprimet e Vetëvendosjes të papranueshme për Albin Kurtin

Ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Thaçi ka dhënë sqarime rreth letrës së tij dërguar deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku ndër të tjera i ka thënë që të largohet nga kjo lëvizje, apo ta ndryshojë atë.

Thaçi në ka thënë se ka konsideruar që është momenti i duhur që duhet ngritur disa çështje publikisht, që Vetëvendosje, sipas tij të mos jetë përsëritje e partive të tjera në vend.

“Mendoj që ka qenë momenti i duhur me që 2017 ishte vit zgjedhor. Vetëvendosje doli shumë e suksesshme në zgjedhjet qendrore edhe me përfundimin e zgjedhjeve lokale doli ndër partitë më të fuqishme duke marrë qendrat më të mëdha, Prishtinën dhe Prizrenin, përfshirë edhe Kamenicën”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

Thaçi ka shtuar në Zona B se mendon që edhe brenda Vetëvendosjes ka mospajtime për veprimet që kanë ndodhë.

“Këtu përmend rastin e grushtimit në studio dhe mos reagimin e Vetëvendosjes”, ka pohuar Thaçi.

“Mund të bëhet çfarëdo lloj veprimi, pavarësisht se mund të jetë i kundërligjshëm si rrokullisjen e makinave të EULEX, kamionëve me mallra serbe dhe gazit lotsjellës”.

“Rrjedhimisht del se ato janë të papranueshme meqë nuk i ekzekuton vet, çka do të thotë se duhet të distancohet nga to”, ka shtuar ai.

“Jam kundër mitizimit të individit, por Vetëvendosje pa  Albinin është problem të konceptohet pavarësisht se ai është ose jo kryetar i saj. Votat kanë treguar se Vetëvendosjes pa Albin Kurtin nuk mund të fitojë”.

“Zgjedhjet lokale në anën tjetër treguan se vetëm me Albinin nuk mund të fitohen zgjedhjet. Për mendimin tim nëse Vetëvendosje nuk sigurohet që t’i qaset më ndryshe gjërave. Vetëvendosje nuk është një grup njerëzisht, ajo është rritur, partia më e madhe parlamentare”, ka theksuar ai ndër të tjera.

Thaçi ka thënë se me letrën e tij drejtuar Kurtit ka dashur ta përcjellë frikën që ka se Vetëvendosje do të veprojë sikur partitë e tjera.

“Frika s’ka të bëjë me atë që unë kam personalisht, por ka të bëjë me atë se mos Vetëvendosje do të jetë një përsëritje. Shumë njerëz në Kosovë kanë kontribuuar para Vetëvendosjes dhe ka rezultuar që kanë keqpërdor pushtetin dhe kanë keq qeverisë me këtë vend. Janë vërejtur disa simptomat, disa ngjarje të fundit, prandaj duhet prerë rrugën”, ka thënë ai.