18:53 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi, Veseli e Lushtaku shkojnë për ngushëllime te familja e kosovarit që vdiq në Zvicër

Ardian Zeqiraj, i riu nga Skenderaj, vdiq aksidentalisht në Zvicër më 27 prill.

Ai tri ditë më pas u varros në varrezat e fshatit Suhogerllë e Istogut. Zeqiraj, 39 vjeçar, vdiq në vendin e tij të punës.

Ndërkaq sot, për ngushëllime në Skenderaj, te familja Zeqiraj, ishin presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku.

“Sot kishim nderin të presim për ngushëllime presidentin e vendit z. Hashim Thaçi, kryetarin e parlamentit z. Kadri Veseli si dhe gjeneralin z. Sami Lushtaku të cilët erdhën të ndajnë dhimbjen për humbjen e jetës se më të dashurit tonë, Ardianit. Ne i falënderojm përzëmërsisht, ua kthefshim për të mirë!”, ka shkruar në Facebook vëllai i Ardianit, Armendi.