11:22 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi viziton karantinën në Qendrën e Studentëve, aty ndodhet Robert Berisha

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar karantinën në Qendrën e Studentëve, aty ku tashmë ndodhet edhe këngëtari shqiptar, Robert Berisha.

Roberti nuk ka dashur që të futet në karantinë në konvikt, pasi që sipas tij kushtet nuk janë të mira.

Ai u karantinua aty, pas kthimit nga Stambolli, për shkak të koronavirusit.

Thaçi ishte i pajisur me mjete mbrojtëse si doreza dhe maskë.

Aty janë karantinuar shqiptarët, të cilët kanë ardhur nga jashtë.

Presidenti bëri thirrje që të qëndroni në shtëpi dhe të kujdeseni për vetën dhe të tjerët./Indeksonline/

Robert Berisha i mbyllur në konvikt, i mungon kjo femër - Bota Sot
Robert Berisha e 'djegë' atmosferën në konvikt, ia krisë tallavas ...
Robert Berisha kërkon falje për reagimin e tij për kushtet në ...