75 Mall Live Search
17:55 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Vrasësit e vëllezërve Bytyçi janë në institucionet më të larta të Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot priti në takim Ilir Bytyçin, vëllain e tre heronjve të Kosovës, Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, që ishin pjesë e batalionit “Atlantiku” të vrarë nga forcat serbe.

Duke folur për vrasjen vëllezërve Bytyçi, Thaçi deklaroi se vrasësit dihen me emër e mbiemër dhe janë të pozicionuar në institucionet më të larta të shtetit serb.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Sot e prita Ilir Bytyçin, vëllain e Yllit, Agronit dhe Mehmetit, pjesëtarë të batalionit “Atlantiku” të vrarë nga forcat serbe.

Vrasësit e vëllezërve Bytyçi dihen me emër e mbiemër dhe ata janë të pozicionuar në institucionet më të larta të shtetit serb.

Nuk do të ndalemi asnjëherë deri sa kriminelët serbë të dalin para drejtësisë për rastin e vëllezërve Bytyçi dhe krimet e tjera gjatë luftës. HTH