75 Mall Live Search
18:06 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi, Vuçiq dhe Hahn takohen në Munchen me 16 shkurt

Komisioni Evropian njoftoi se komisioneri evropian, Johannes Hahn së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin Serb, Aleksander Vuçiq do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munchen.

Përveç komisionerit Hahn dhe presidentëve Thaçi e Vuçiq, pjesë e konferencës do të jetë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë 35 udhëheqës botëror, 50 ministra të jashtëm dhe 30 ministra të mbrojtës.

Në mesin e tyre do të jetë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, Nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. /Indeksonline/