14:16 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Thaçi-Vuçiqit: Nuk mund të ketë dialog me qasjen penguese të Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci në forumin për sigurinë në Bratislavë, ka thënë se Beogradi po pengon procesin e negociatave me sjelljet penguese saj dhe lobimet kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL.

Sipas tij, nuk mund të ketë dialog, nëse vendosen kushte siç po bënë Serbia.

“…Nuk mund të ketë dialog, nëse vendosim kushte për dialog, ashtu sic po bën Serbia. Dhe nuk mund të arrihet marrëveshje me gjithë këtë qasje penguese të Serbisë, në përpjekjet e saj penguese për anëtarësim ne UNESCO e Interpol. Por, unë besoj se në ditët në vazhdim do të krijohen kushtet për vazhdim të dialogut dhe Samiti i Parisit do të ishte një mundësi shumë e mirë për të bërë hapa konkret për vazhdim të dialogut dhe për arritje të marrëveshjes finale, gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai.

Më poshtë disa pjesë nga fjalimi i tij:

Faleminderit për këtë mundësi që të jem këtu në këtë forum që të flasë në emër të Kosovës.

Ajo cfarë dua të thëmë është që ne jemi në një proces maratonik në dialogun Kosovë-Serbi, po ky proces ka hy në një llojë krize, që do të sjell zgjidhje finale. Ajo që dua të thëmë se më shumës e 70 për qind të Kosovës janë pro dialogut dhe një marrëveshje.

Ka opinione të tjera, sic ka edhe në Seri por qëllimi është i njëjti që të arrihët marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Një marrëveshje që përmbyll të gjitha marrëveshjet e hapura mes dyja vendeve.

Një marrëveshje ligjore, obligative, që nuk do të cenonte realitetin multietknik në Kosovë dhe jo lëvizjen e kufijve mbi baza etnike dhe që të përfundoj në njohje recoiproke.

Unë besoj që kjo marrëveshje do të arrij të sjell paqe dhe stabilitet, do të ofronte prespektivë të hapur, për të gjitha vendet.

Marrëveshje do të sjellte edhe njohjen e pesë vendeve të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Sllovakinë.

Arritja e saj do duhej të kishte dakordim mes vendeve të BE-së.

Në Berlin do të kishim pas mundësi të kishum më shumë përparim.

Unë besoj kjo marrëveshje mund të arrihet, në këtë vit.

Por, aktualisht, nuk mund të këtë dialog, nëse parashikon procesin, nëse vendosen kushte sic po bënë Serbia në këtë momente.

Dhe nuk mund të arrihet marrëveshje me qasjen penguese të Serbisë, që të pengoj Kosovën në anëtarësimet Interpol e UNESCO.

Po besoj javët e ardhme të krijohet ambient konstruktiv, që të vazhdohet me dialog dhe të kemi një mundësi shumë e mirë për të ndërmarrë hapa konkret, për të arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/