75 Mall Live Search
12:48 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Walker e ngriti krimin në Reçak në rang të ndërgjegjes botërore

Hashim Thaçi sot u takua me ambasadorin William Walker.

Thaçi tha se ata evokuan kujtime nga periudha e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Heroi i të vërtetës për krimet serbe në Kosovë, ambasadori Walker e ngriti krimin në Reçak në rang të ndërgjegjes botërore”, shtoi Thaçi.

Postimi i plotë:

Në këtë të diel, me ambasadorin William Walker evokuam kujtime nga periudha e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Heroi i të vërtetës për krimet serbe në Kosovë, ambasadori Walker e ngriti krimin në Reçak në rang të ndërgjegjes botërore.

Pas Reçakut, diplomacia botërore u angazhua maksimalisht deri në intervenimin ushtarak të NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe.

Gjatë këtij takimi me ambasadorin Walker u theksua edhe domosdoshmëria e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Mikun e madh të Kosovës e falënderova edhe një herë për gjithçka që ka bërë për Kosovën. HTH/Indeksonline/

Image may contain: 2 people, indoor
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor