75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Thaçit i prezantohet projekti për Memorialin e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot në takim Nusret Pllanën i cili i ka prezantuar projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në vitet 1981-1999, transmeton IndeksOnline.

Thaçi ka thënë se asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë vendore dhe as para asaj ndërkombëtare.

“Pa dënimin e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi për viktimat e atyre krimeve nuk shërohen as dhimbjet e plagëve të luftës. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë i tij:

Profesori Nusret Pllana më prezantoi projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në vitet 1981-1999. Asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë vendore dhe as para asaj ndërkombëtare. Pa dënimin e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi për viktimat e atyre krimeve nuk shërohen as dhimbjet e plagëve të luftës. HTH