75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Thahen kanalet e qytetit romantik të Venecies

Pasojat e luhatjes së motit po ndjehen shumë në atë që njihet si qyteti më romantik, ai i Venecies.

Vetëm para dy muajsh, Venecie pësoi një dëm prej 1 miliard dollarësh për shkak se dy të tretat e qytetit ishin nën ujë.

Mirëpo, tashti Veneice po vuan tharjen e kanaleve. Për këtë arsye, është vështirësuar lëvizja, sidomos në zonat San Polo e Santa Croce të Venecies duke detyruar mbylljen e kanaleve të brendshme lidhëse të qytetit.

Sipas të dhënave, niveli i ujit tashmë është ulur nën 50 centimetra nën nivelin e detit, duke bërë që varkat turistike dhe ato që shërbejnë si trnasport publik të mos lëvizin.