75 Mall Live Search
23:31 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / C E

Thanë se e ndaluan kampionatin serb në Zveçan, pamjet tregojnë se ndeshja u zhvillua e tëra

Gjatë ditës së djeshme u raportua se në Zveçan po zhvillohet ndeshja ilegale e kampionatit serb në mes të të ashtuquajturës Trepça me Takovën në kuadër të Ligës së Tretë serbe.

FFK, Ministria dhe Policia kishin dhënë deklarata se ndeshja është ndërprerë por kjo duket se nuk është e vërtetë.

Në një video përmbledhje që është publikuar në “YouTube”, shihet se ndeshja është zhvilluar e tëra deri në sinjalin e fundit të gjyqtarit.

E ashtuquajtura Trepça ka barazuar 1-1 me Takovon dhe ndeshja është cilësuar si e rregullt.

Më poshtë pamjet nga ndeshja që u zhvillua dje në Zveçan. /IndeksOnline/