“THANK YOU USA”, arrijnë mbi gjysmë milioni vaksina Pfizer në Kosovë, dhuratë nga Amerika

Në Kosovë sot kanë arritur plot 503 mijë vaksina Pfizer, dhuratë nga SHBA-të.
Pamjet e arritjes së vaksinave janë publikuar nga Unicefi. “503,100 doza të vaksinave anti COVID-19 arritën në Prishtinë sot, donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it, me mbështetje nga UNICEF-i” thuhet në njoftim.

Arritja e gjysmë milioni të vaksinave anti-Covid pritet të jetë një shtytje e madhe për Kosovën në luftën ndaj pandemisë.
Me shfrytëzimin e këtyre vaksinave pritet që vaksinimi të mbulojë shumicën e popullsisë në Kosovë./Indeksonline/
