75 Mall Live Search
15:52 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaqi fitoren ia dedikon kryetarit të Flamurtarit

Flamurtari e ka mposhtur Prishtinën në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës.

Trajneri i skuadrës “kuq e zi”, Arsim Thaqi ka thënë se kjo fitore shkon si urim për kryetarin e klubit për ditëlindjen e tij.

Fitorja ishte mënyra më e mirë për të arsyetuar shpenzimet. Kjo fitore ishte për kryetarin pasi ka ditëlindjen“, ka thënë Thaqi për Supersport pas ndeshjes.

“Kemi dhënë maksimumin dhe kjo fitore e ka vlerën e veçantë, në vazhdim do të kemi mundësi me marrë rezultate më të mirë”.

“Bruqi e kreu maksimalisht detyrën e tij si qendërmbrojtës që pas kartonit të kuq”.

Do të pregaditemi që për ndeshjen me Gjilanin të japim maksimumin, na pret një luftë shumë e madhe. Flamurtari nuk do ta ketë problem mbetjen në Superligë“, ka përfunduar trajneri. /IndeksOnline/