75 Mall Live Search
20:40 / E Premte, 12 Shtator 2025 / Gj Sh

Thaqi flet para derbit Prishtina – Drita: Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme

Derbi i javës së katërt të Superligës së Kosovës luhet mes Prishtinës dhe Dritës.

Ndeshja zhvillohet ditën e diel, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 20:15, shkruan IndeksOnline.

Para kësaj përballje, trajneri i Pruishtinës, Arsim Thaqi ka thënë se skuadra e tij është përgatitur në maksimum dhe pret rezultat pozitiv.

”Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme të dielën kundër një kundërshtari cilësor siç është Drita. Të dyja skuadrat edhe në të kaluarën kanë dhuruar duele të forta dhe lojëra me nivel. Këtë herë luajmë në stadiumin tonë, para tifozëve tanë Plisat, të cilët këtë sezon kanë qenë jashtëzakonisht të zjarrtë dhe na kanë mbështetur maksimalisht në çdo moment.

Gjatë dy javëve të fundit kemi punuar intensivisht me skuadrën në aspektin fizik, teknik dhe taktik. Kam shumë besim se futbollistët e mi do të tregojnë vlerat e tyre dhe do të japin maksimumin në fushë për ta arritur rezultatin që e dëshirojmë”, ka deklaruar Thaqi.

Kujtojmë që Prishtina ka zhvilluar tre ndeshje deri më tani, ku ka grumbulluar 6 pikë, derisa Drita ka zhvilluar vetëm një ndeshje, duke barazuar me Llapin./IndeksOnline/