75 Mall Live Search
16:28 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Thaqi i bindur se Drita do të jetë kampion i Kosovës

Skuadra e Dritës ka marrë sot tre pikë të rëndësishme në Superligën e Kosovës.

”Intelektualët” mposhtën në udhëtim skuadrën e Prishtinës me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Dritës, Arsim Thaqi, tha se është i kënaqur me fitoren ndaj Prishtinës dhe se është i bindur se skuadra e tij në fund të kampionatit do të jetë kampione e Kosovës.

”Nuk është e lehtë të luhet ndaj Prishtinës sidomos për shkak të rezultateve të tyre negative në këtë fillim të stinorit pranveror. Fituam ndeshjen, por me pak fat do ta vendosnim më herët fitoren. Është një fitore që na çon drejt titullit të kampionit. Drita do të jetë kampione e Kosovës. Presim të na kthehen edhe lojtarët e lënduar që i kanë munguar Dritës shumë. Vitija, Simonovski dhe Almir Kryeziu kanë qenë mungesa të mëdha, por do të kthehen dhe do të kem zgjedhje edhe më të mir.”, tha Thaqi pas ndeshjes ndaj Prishtinës./IndeksOnline/