17:58 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / Gj. Sh

Thaqi: Në Suharekë shkojmë për fitore

Nesër zhvillohet ndeshja më interesante e javës së 24-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Në qytetin e Suharekës, kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do të jetë nikoqire e Dritës e cila renditet në pozitën e dytë, shkruan IndeksOnline.

Para ndeshjes së nesërme, trajneri i klubit gjilanas, Arsim Thaqi ka folur në konferencë për media duke theksuar se do të jetë një ndeshje tejet e vështirë ku do të vendonosin detajet, por thotë se në Suharekë shkojnë për fitore.

“Ndeshjet kur ekipet janë cilësore, të nivelizuara ndeshjen e vendosin detajet. Ne kemi marrë masat me ekipin kemi punuar në atë drejtim, që mos t’ia lëmë rastit dhe eventualisht t’i shfrytëzojmë rastet e mira që na krijohen dhe ta arrijmë fitore që do të na kthente në pozitën e parë”.

“Nuk është ndeshje e lehtë, sepse edhe Ballkani ka bërë ndeshje të mira, kemi përafërsisht cilësitë e barabarta dhe duhet të kemi edhe durimin e duhur që të vendosim ndeshjen nga një moment i caktuar”, theksoi Thaqi.

Trajneri i ”Intelektualë” njoftoi se sulmuesi marko Simonovski nuk do tëtë i gatshëm të luaj kundër Ballkanit.

“Në qoftë se te skuadrat tjera është një futbollist që shënon, DRITA ka lojtarë në fazën e sulmit që shënojnë qoftë Selmani, Baftiu, Ajzeraj, Kryeziu apo Arditi. Janë një grup i lojtarëve me cilësi ofanzive, kanë cilësi individuale të jashtëzakonshme mirëpo lojtari që krijon hapësirë dhe që janë mësu me lujt me të është Simonovski dhe mungesa e tij po shkakton konfuzion. Do ta kemi durimin deri në rikuperim dhe momentin që kthehet do ta kemi më të qartë repartin e sulmit”, potencoi Thaqi./IndeksOnline/