Thaqi pas humbjes nga Plzeni: Nuk u dorëzuam kurrë, i kemi edhe pesë ndeshje të tjera

Kapiteni i Ballkanit, Armend Thaqi, ka folur pas ndeshjes që kampioni i Kosovës e humbi nga Viktoria Plzeni në Ligën e Konferencës.
“Nuk u dorëzuam deri në fund, mirëpo këtë e ka futbolli”, ka thënë Thaqi për ArtMotion pas takimit.
“Është ndeshja e parë, i kemi edhe pesë ndeshje të tjera, nuk kemi pse ta ulim kokën edhe pse është rezultat jo i favorshëm”.
“Këto pikë që i lamë sot do t’i kthejmë në një ndeshje të afërt që e kemi”, përfundoi ai.