75 Mall Live Search
23:21 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / Gj. Sh

Thaqi pas supergolit të shënuar thotë se Ballkani është në rrugë të mirë për t’u futur në grupe

Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League.

Kampioni i Kosovës mposhti Bate Borisovin në “Fadil Vokrri” me rezultat bindës 4-1, shkruan IndeksOnline.

Dy gola nga Bleart Tolaj dhe nga një gol i Bajram Jashanicës e Armend Thaqit i dhanë fitoren skuadrës së Ballkanit.

Futbollisti i cili shënoi golin më të bukur të ndeshjes, Armend Thaqi ka folur pas ndeshjes për mikrofonat e Super Sport.

Ai tha se skuadra e Ballkanit në rrugë të mirë për t’u futur në fazën e grupeve.

“E nisëm keq, por nuk u dorëzuam. Luftuam deri në fund, shënuam katër herë dhe jemi në rrugë të mirë, kemi bë hap të madh drejt grupeve, shpresojë ta mbajmë rezultatin dhe të futemi në grupe.

Është dashtë të marrim rezultat të mirë dhe jemi shumë të kënaqur për këtë fitore. Kemi rezultat shumë të favorshëm, na jep përparësi, do ishte katastrofë e madhe nëse nuk hyjmë në grupe”, deklaroi Thaqi./IndeksOnline/