75 Mall Live Search
14:47 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Thaqi: Vetëm fitore ndaj Feronikelit

Mbrojtësi i Prishtinës, Armend Thaqi ka deklaruar para ndeshjes derbi me Feronikelin që të mërkuren Prishtina do të synoj vetëm fitoren.

“Nuk kemi rrugëdalje tjetër, nëse dëshirojmë të jemi në garë për titull ende normal që duhet ti synojmë 3 pikë dhe të afrohemi me liderin. S’kemi për çka të luftojmë tjetër” deklaroi Thaqi.

Prishtina në pranverë duket skuadër tjetër. Derisa në 17 ndeshje në vjeshtë kishte pranuar vetëm 4 gola, në pranverë në 3 ndeshje ka pranuar 3 gola.

Për më tepër në këtë sfidë, bardhë e kaltërit do të jenë pa mbrojtësit, Armend Dallku e Abdul Bashiru poashtu edhe sulmuesi Basit Khalid. /Indeksonline/