75 Mall Live Search
19:17 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tharëset e duarve përmes ajrit rrezikojnë shendetin

Shpesh ato portretizohen si alternativa më të pastra, por duket se tharëset përmes ajrit nuk mund të jenë aq të pastra sa mendoni.

Një studim i ri ka zbuluar se tharëset e ajrit përhapin më shumë mikrobe sesa peshqirët apo facoletat e letrës.

Hulumtuesit nga Universiteti i Leeds kanë paralajmëruar se tharëset mund të çojnë në ndotje bakteriale në spitale dhe kanë bërë thirrje për ndalim, transmeton Indeksonline.

Studiuesit shqyrtuan përhapjen bakteriale në dy tualete në tre spitale – një në Leeds, një në Paris dhe një në Itali.

Gjatë studimit 12-javor, rezultatet zbuluan se bakteriet ishin ‘dukshëm më të larta’ në ditët kur tharëset me ajër të pastër ishin në përdorim.

Profesor Mark Wilcox, i cili drejtoi studimin, tha: “Problemi fillon sepse disa njerëz nuk i lajnë duart siç duhet”.

“Kur njerëzit përdorin një tharëse me ajër, mikrobet shpërthejnë dhe shpërndahen nëpër dhomat e tualetit./Indeksonline/.