07:29 / E Martë, 22 Qershor 2021 / AR

Thatësira në Siri po rrezikon grurin

Mungesa e fondeve po shton presionin mbi ekonominë siriane e cila është dobësuar pas dhjetë vjetësh konflikt.

Fushata “viti i grurit” i iniciuar nga Presidenti sirian Bashar al-Assad është në rrezik pasi reshjet e pakta të shiut rrezikojnë të krijojnë një hendek në import.

Mungesa e fondeve për të financuar importet do të shtojë presionin mbi ekonominë siriane tashmë e rënë nga dhjetë vjet konflikt, nën presionin e sanksioneve të SHBA-së, kolapsit financiar të Libanit fqinj dhe pandemisë COVID-19.

Rusia, një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë dhe aleati i i Assadit, ka thënë se do të shesë një milion tonë grurë në Siri gjatë gjithë vitit për ta ndihmuar atë të përmbushë katër milionë ton të kërkesës së brendshme vjetore.

Damasku nuk ka gjasa të marrë ndonjë furnizim nga fermerët nën administratën e udhëhequr nga Kurdët në verilindje, ku mbillet mbi 60 për qind e grurit të vendit. Autoritetet e drejtuara nga Kurdët, të cilët kanë pasur lidhje të gjera tregtare me Damaskun, kanë refuzuar deri më tani ndërmjetësimin rus.

Çmimet e larta për fermerët po i pengojnë ata të shesin në Damask.

Ndryshimi i klimës ka ndikuar në të gjitha plantacionet dhe prodhimi i grurit tanimë është përgjysmuar. Nëse thatësira do të vijojë për një kohë të gjatë të paktën gjysma e sipërfaqes së mbjellë prej 1.5 milionë hektarë mund të zhduket.

Programi Botëror i Ushqimit në Mars bëri të ditur se një rekord 12.4 milionë sirianë, pra më shumë se 60% e popullsisë, vuajnë nga pasiguria e ushqimit dhe uria.