14:05 / E Diele, 16 Janar 2022 / MSH

“The Godfather” feston 50 vjetorin, vjen në formatin Ultra HD

“The Godfather” mbush 50 vjeç këtë verë.

E për të përkujtuar 5 dekada histori suksesi, Paramount Pictures pritet të rishfaqë në kinematë e mbarë botës, filmin klasik, fitues të çmimit Oscar, duke nisur nga 25 shkurti.

Paramount dhe kompania e prodhimit e Francis Ford Copola kanë shpenzuar plot 3 vite për të bërë bashkë pjesët më të mira të 3 filmave, pjesë e triologjisë, që për publikun risillen në formatin Ultra HD.