“The Guardian” raporton për keqpërdorimin seksual të së miturës nga Drenasi
Gazeta britanike, ndër më të lexuarat “The Guardian” ka raportuar në një shkrim të saj ditën e djeshme për rastin e keqpërdorimit seksual të vajzës 16 vjeçare në Drenas.
Kjo e përditshme në artikullin e saj shpjegon se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, por fokusin e vë edhe në deklaratat e krerëve të shtetit për këtë rast.
Sipas “The Guardian” thirrje për drejtësi dhe zbatim të ligjit ka bërë Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaçi.
“Turp”, “Rrezik, zonë pedofilie” ishin edhe disa nga brohoritjet e protestueseve gjatë dy protestave të organizuara për këtë rast në Kosovë, të cilat në artikull i përshkruan mirë edhe gazeta britanike.
“Vajza ishte viktimë e atyre që duhej të ju besonte më së shumti” citohet të ketë thënë deputetja Fatmire Kollçaku gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, shkruan “The Guardian”, transmeton Indeksonline.
