75 Mall Live Search
13:50 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“The Guardian” zgjedh Messin si lojtarin më të mirë në botë

Gazeta botërore “The Guardian” ka përpiluar listën e 100 lojtarëve më të mirë në botë për vitin që po lëmë pas – vitin 2017.

“The Guardian” ka zgjedhur Lionel Messin si lojtarin më të mirë në botë për këtë vit.

Kjo listë është përzgjedhur nga një panel prej 169 anëtarëve i përbërë nga 64 shtete të ndryshme të botës, të cilët votuan për futbollistët më të mirë të vitit.

Udhëhequr nga fenomeni Ronaldo, paneli global i The Guardian me lojtarë, trajnerë, transmetues, reporterë, korrespondentë dhe redaktorë u drejtua nga 27 ish-profesionistë dhe profesionistë aktualë të cilët i kanë fituar 698 ndeshje së bashku

Çmimi i lojtarit më të miri për vitin 2017 i është dhënë sulmuesit të Barcelonës, Messi, i cili la pas vetes rivalin më të madh, Cristiano Ronaldon dhe Neymarin në vend të tretë.

Në ‘Top 10’ figurojnë emra tjerë të mëdhenj si Kevin de Bruyne, Harry Kane, Luka Modric, Kylian Mbappe, Roberto Leëandoëski, Toni Kroos dhe Eden Hazard. /IndeksOnline/