“The New Your Times” artikull për Newborn-in
Obelisku “Newborn” është ndër skulpturat më të veçanta për kryeqytetin, pasi që shënon një periudhë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, shpalljen e pavarësisë.
Kjo skulpturë siç dihet, është dizajnuar nga deputeti, Fisnik Ismaili, e ngjyrosur me të verdhë pikërisht në vitin kur Kosova shpalli pavarësinë, derisa çdo vit ndryshohet në dukjen totale, shkruan Indeksonline.
Për ndërtimin e kësaj skulpture, rëndësia është e qartë edhe nga ana e ndërkombëtarëve dhe kjo u dëshmua në artikullin kushtuar “Newborn-it” nga Alex Marshall për “The New York Times”.
Para një dekade, Fisnik Ismaili dizajoni një skulpturë për të festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ishte një fjalë, “Newborn”, e paraqitur në shkronja të mëdha e ngjyrosur në ngjyrë të verdhë të ndezur. Ai nuk kishte para për të paguar personat që ndërtuan shkronjat, kështu që la çelësat e veturës dhe shtëpisë së tij si depozitë”, shkruhet në fillimin e artikullit.
Ndërsa, Fisnik Ismaili, përmes një statusi në Facebook u shpreh mjaft i emocionuar, pasi siç është shprehur ai, jo shpesh mund të jesh temë për gazetën prestigjioze.
“Jo çdo ditë ndodh me shkrue The New York Times për ty, e edhe më rrallë kur artikulli e paraqet vendin tënd nga një këndvështrim pozitiv dhe shpresëdhënës, duke ta përshkrue një jetë të tanë mundi, dashnije e sakrifice, për me e bë edhe më të mirë çdo herë”, ka shkruar Ismaili./Indeksonline/