”The Rock” ndalon trafikun që të bëjë foto me fansin e tij
Ai nuk është vetëm një sportist i famshëm. Dwayne ”The Rock” Johnson është edhe njëri prej djelmoshave më të mirë në botë dhe një moment me një fans e dëshmon këtë.
”The Rock” ishte duke vozitur kur ndali veturën që të bënte një ”selfie” me një fans të tij.
Fansi në fjalë pasi e ndali wrestlerin e famshëm, bëri disa foto me idolin e tij, transmeton IndeksOnline.
Ishte një moment, të cilin fansi i tij nuk do ta harrojë kurrë dhe Johnson dukej i qeshur në këtë moment.
Amerikani e postoi këtë moment në rrjetet sociale me mbishkrimin:
”Po, nganjëherë trafiku duhet të presë që t’i bëj fansat të lumtur. Isha duke vozitur dhe djaloshi më pa dhe më foli”.
”E hapa dritaren e pasagjerit dhe ai u afrua për të bërë foto me mua”, shkroi Johnson në mes të tjerash./IndeksOnline/
.@TheRock Compliment No.235: He’s actually stopped #traffic on at least 2 different occasions to take a #selfie with a #fan!#TheRock #GOAT #Motivation #WWE #DwayneJohnson #WednesdayWisdom #IndependenceDay #RockCompliment pic.twitter.com/ebehnUeC1L
— Neel Trivedi (@Neelt2001) July 5, 2018