75 Mall Live Search
20:05 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / BA

The Rock surprizon fansat me transformimin e tij dramatik për filmin e ri

Dwayne Johnson ka surprizuar ndjekësit e tij me pamjen e tij të re, dukshëm më të hollë, gjatë pjesëmarrjes në Festivalin e Filmit në Venecia. Ylli i dikurshëm i WWE, i njohur me nofkën The Rock, po promovon filmin e tij të ri biografik, The Smashing Machine, ku portretizon ish-luftëtarin amator dhe fighterin e MMA-së, Mark Kerr.

Për këtë rol, Johnson ka kaluar një transformim të madh, duke përdorur prostetikë të dendura dhe një paruke të zezë, që e bëjnë pothuajse të pazbueshëm.

Fotografitë e publikuara kanë nxitur reagime në rrjetet sociale, ku fansat kanë vënë re humbjen e dukshme të peshës dhe reduktimin e masës muskulare. Burime afër aktorit tregojnë se Johnson ka humbur rreth 60 paund, një ndryshim i konsiderueshëm për trupin e tij, që prej kohës së WWE. 

Aktori ka folur hapur për aspiratat e tij për të qenë një aktor i respektuar, duke u larguar nga rolet e përcaktuara që dikur e kufizonin në kinemanë blockbuster. Johnson ka bërë karrierë të suksesshme në filma si Jumanji, Moana dhe Fast and Furious, por tani synon më shumë se thjesht biletat e kinove. Ai shpreson që me The Smashing Machine të marrë vlerësime serioze, përfshirë një nominim për Oscar.

Filmi, prodhuar nga studioja indie A24, rrëfen historinë e Mark Kerr-it dhe sfidat e tij me varësinë nga substancat dhe jetën personale, si dhe udhëtimin sportiv në kohën kur fenomeni i wrestlingut ende nuk kishte fituar famë globale. Në Venecia, Johnson deklaroi se për herë të parë po merr pjesë në projekte që i përkasin vizionit të tij artistik dhe jo vetëm kërkesave të box office-it.