“The Simpsons” drejt ndryshimeve, më pak episode në sezonet e ardhshme

Seriali legjendar “The Simpsons” do të ketë më pak episode për sezon, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, konfirmon producenti Matt Selman.
Për katër sezonet e ardhshme, do të transmetohen 17 episode në vit, 15 në Fox dhe dy ekskluzive në Disney+.
Kjo lëvizje vjen ndërsa seriali përgatitet të festojë 40-vjetorin në vitin 2029, duke ruajtur popullaritetin e tij me miliona ndjekës.
Pavarësisht uljes së numrit të episodeve, “The Simpsons” mbetet një ikonë e kulturës pop që prej debutimit në 1989.