“The Simpsons”, kishin parashikuar ‘goditjen’ e Tom Hanks nga koronavirusi

Dashamirët e serialit “The Simpsons”, besojnë se seriali i tyre i preferuar parashikoi që aktori Tom Hanks do të goditej me koronavirus.
Shfaqja televizive e animuar ikonike, ka qenë e njohur ndër vite për ngjarje të mëdha botërore të cilat i parashikoi, nga presidenca e Donald Trump dhe shumë ngjarje të tjera të rëndësishme, transmeton Indeksonline.
Shfaqja më parë kishte parashikuar koronavirusin, me episodin e vitit 1993 (Marge In Chains), që paraqiste një virus të rrezikshëm që do të përfshinte planetin dhe do të infektonte shumë njerëz.

Publiku i këtij seriali besojnë se Tom Hanks duhej ta merrte seriozisht përfshirjen e tij në këtë serial dhe do të duhej të izolohej menjëherë pasi “shpërtheu” lajmi i përhapjes së virusit.
Ndërkohë që ylli i Hollivudit, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson u prekën nga virusi COVID-19, teksa po mernin pjesë në biografinë e Baz Luhrmannm për Elvis Presley në Australi. /Indeksonline/