22:53 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

The Sun: De Gea dhe Hazard, arsyeja e largimit të Zidane

Një natë para se Zidane njoftoi tërheqjen nga Real Madridi, burime të The Sun pohojnë se kishte përplasje mes tij dhe presidentit Perez.

Francezi i tha Perezit se dëshiron të nënshkruaj me Hazard por presidenti tha jo. Poashtu kur Perez i tha Zidane se dëshiron të sjell De Gean nga Manchesteri, trajneri insistoj në besimin e tij që ka për Navas.

Ky debat që zgjati disa dite, përfundoi me fjalët e Zidane duke i thënë Perez: “Unë e përfundova me kaq, kujdesu ti tani për skaudrën” .

Nëse kjo është e vërtetë, Chelsea do ta mbajë belgun, pasi Perez nuk e pëlqen.

Në anën tjetër Manchester United duhet të frikësohet për portierin, pasi Real Madridi me lojtarët e tyre në Kombëtaren spanjolle, do të tentojnë të bindin./IndeksOnline/

Temat: